Zyrtari i DASH në Kosovë: Procesi i vetingut merr kohë, ka rreziqe dhe sfida të ndryshme

0
97

Procesi i vettingut ka rreziqe dhe sfida të ndryshme. Kosova duhet ta zhvillojë vetvetiu mekanizmin që t’i sanksionojë juristët, prokurorët, gjykatësit të cilët nuk sillën sipas etikës së standardeve. Kështu u shpreh zëvendës-ndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit, Jorgan K. Andrews, i cili deklaroi se Kosova nuk do të ketë asistencë të përhershme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Andrews ka porositur se varet nga vullneti politik, por edhe nga qytetarët e Kosovës se sa do të ketë sundim të ligjit në vend. Gjatë diskutimit, ai ka theksuar se ka sfida dhe rreziqe të mëdha në procesin e vettingut. “Kosova duhet ta zhvilloj vetvetiu mekanizmin që ta sanksionoj juristat, prokurorët, gjykatësit të cilët nuk sillën sipas etikës së standardeve në kontekstin e Kosovës. Dhe sistemi rregullator duhet të ndodhë përgjatë karrierës. Nuk është e mjaftueshme që të vendos dikush në vetting dhe të kryhet. Njerëzit të cilët nuk janë të korruptuar mund të nxihen nga sistemi i korruptuar dhe ata duhet të keqpërdorin pozitën e tyre, kështu që duhet të jetë më gjithëpërfshirëse. Ka sfida të ndryshme, ka rreziqe të ndryshme sa i përket procesit të vettingut dhe nëse keni sistemin e drejtësisë dhe bëni vettingun, secili gjyqtar në atë proces, gjysma e tyre nuk arrijnë standardin të largohen, atëherë keni marrë prokurorët i keni përgjysmuar dhe nuk keni mjaft për të bërë punë të volitshme. Merr kohë që të ndërtohet kjo”, porosit ai. Sipas tij, duhet të bëhen gjëra të tjera në mënyrë që të ngritët besimi i qytetarëve në institucionet, dhe organeve të drejtësisë.

Ai këto komente i bëri gjatë një sesioni të diskutimit të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, ku ka folur për rolin e shoqërisë civile në sistemin e drejtësisë.

Andrews, i cili vjen për herë të parë në Kosovë, tha se qytetarët e vendit duhet të kenë besim në institucionet vendore, por e rëndësishme është që të ndërtohet ky besim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here