KiE dërgon ”Antishpifjen” në Venecia, Mehmetaj: U zbulua fytyra e kësaj qeverie në arenën ndërkombëtare…

0
87

Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, përmes një postimi në facebook, shprehet se mbështet vendimin e Këshillit të Europës për ta dërguar ”Antishpifjen” në Venecia. Sipas saj, këtë precedent KiE vendos me Shqipërinë dhe që për nënkryetaren e LSI-së, vërteton se vendi ka rrëshkitur në diktaturë.

Postimi i plotë

Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që Këshilli i Europës të dërgojë për shqyrtim në Komisionin e Venecias ligje të miratuara nga një vend “demokratik” kundër lirë së medias. Dhe ja, këtë precedent e vendos me Shqipërinë, duke kërkuar shqyrtim nga Komisioni i Venecias për “Paketën Antishpifje”, për të na vërtetuar edhe njëherë që vendi ka rrëshkitur në diktaturë. Edi Rama dhe shpura e tij gënjyen me sa duket publikisht, kur deklaruan se ligjet kundër medias online i kishin rakorduar me OSBE, ndërkohë menjëherë pasi Presidenti i ktheu ligjet në Parlament, regimet e OSBE dhe BE në mbështjetje të rishkrimit të ligjeve ishin të menjëhershme.

E gjithë kjo situatë nuk është e rastësishme, shkatërrimi i trashëgimisë kulturore e më pas cënimi i lirisë së medias janë hapat e fundit që ndërmerr një autokrat për të vendosur kontroll total mbi shtetin.

Edhe pse ky akt i KiE është i rëndë dhe zbulon fytyrën e kësaj qeverie në arenën ndërkombëtare, në këtë vend skandalet nuk kanë të sosur.

Çdo ditë prodhon ngjarje që marrin njëra tjetrën me aq shumë intensitet, sa edhe pse shumë të rënda, i harrojmë në pritje të bëmës së rradhës.

Vjedhje, korrupsion, drogë, bomba, vrasje, shkatërrime, mashtrime… Askush nuk kursehet; Kryeministri, ministra, kryetar bashkish…

Shqipëra bie në treguesit e saj pothuaj në çdo fushë e qytetarët emigrojnë çdo ditë.

Vendi nuk e meriton gjithë këtë e aq me pak shqiptarët. Koha nuk pret për reflektim, reagimi duhet të jetë i menjëhershëm, ndryshe në pak vite Shqipëria do të jetë boshatisur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here