Klopp shuan zërat: Shaqiri nuk do të largohet nga Liverpool, duhet të qëndrojë për të mirën tonë!

0
104

Jurgen Klop i mbyll derën largimit të mundshëm të Xherdan Shaqirit, i cili ditët e fundit është parë si një përforcim i mundshëm i Romës. “Mes dhjetorit dhe janarit e kemi pasur stolin plot me djem të rinj – ka thënë trajneri i Liverpulit në konferencë për shtyp -. Ndaj si mund të mendoj se do të largojmë ndonjë nga ekipi?”

“Jo vetëm Shaqirin, por asnjë. Duhet ta mbamë atë dhe gjithë të tjerët për të mirën e skuadrës sonë. Nëse ndonjë do të vinte me një ofertë të denjë nuk e di se çfarë do të ndodhte, mbase do ta mendonim. Por nuk kemi asnjë qëllim nga ana jonë që të bëjmë asnjë veprim”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here