“Parku ‘Rinia’ shndërrohet në disa bunkerë dheu dhe betoni”!

0
165

Parku “Rinia” në kryeqytet prej vitesh ishte kthyer një shesh që i ofronte fëmijëve kushte për të luajtur e argëtuar.  Por tashmë Bashkia ka ndërhyrë duke e shndërruar në disa bunkerë dheu si dhe duke shtuar sipërfaqen e betonizuar.

Nga bunkerat e betonit në periudhën para vitit 1991, në Tiranë po mbijnë bunkera dheu të vendosur në mes të Tiranës, pikërisht në sheshin nga i cili Edi Rama dikur kryebashkiak hoqi kioskat për të krijuar një shesh ku fëmijët mund të luanin dhe ku familjet mund të qëndronin në një park të gjelbërt.
Parku “Rinia” është rrethuar prej disa muajsh, por në tabelat informuese, pak kush mund të mësojë se kur do të përfundojnë punimet.

Gjithçka është e përshkruar me pak fjalë, vlera e kontratës 78 milionë lekë pa TVSH dhe kohëzgjatja 8 muaj.

Prej pamjeve të filmuara me dron shihet se në mes të sheshit janë vendosur edhe disa minisheshe, të cilat duket se do të jenë të betonizuar, por edhe për këtë pak informacion ka.

Ndërsa fusha ku fëmijët luanin lirshëm tashmë shndërrohet nga kodrina, ndoshta me qëllimin që fëmijët të mësojnë si të rrezikojnë apo të mos u lejohet të vrapojnë.

Ajo çka më shumë bie në sy është se kryeqyteti ka nevojë për më shumë hapësira të gjelbërta dhe pemë, por në vend të saj kryeqyteti shndërrohet në kantier pallatesh dhe prishje të shesheve./ Ora News

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here