Aksidenti i makinës së ambasadës Ruse, dalin emrat

0
118

Një aksident ka ndodhur sot në Librazhd, ku është përfshirë makina e ambasadës ruse. Aksidenti ka ndodhur tek kthesa e Murrashit, ku edhe mjeti tip “Benz” i diplomatëve rus ka humbur kontrollin.

Mësohet se i plagosur në aksident ka mbetur shoferi i mjetit të ambasadës, ndërsa ende nuk dihet nëse diplomati Alexandër Karpushin ka qenë në mjet në momentin e përplasjes.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështirës në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.

Stuhitë e verës kanë goditur vendin gjatë natës. Përveç problemeve me energjinë elektrike, aksidente të shumta janë shkaktuar prej lagështirës në rrugë. Pas atij në Librazhd, një tjetër u shkaktua në autostradën Rrogozhinë-Kavajë, ku dy persona mbetën të plagosur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here