Skandali në Lushnjë/ Mësuesi 63-vjeçar përdhunon nxënësen 12 vjeçe

0
42

 

 Artan Cena

Demir Hoxha 1Arrestohet 63-vjeçari Demir Hoxha, mësuesi kujdestar i vajzës. Akuzohet se për një kohë të gjatë ka dhunuar seksualisht në klasën e tij, nxënësen e mitur me inicialet A. K.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e Kryekuqit në Divjakë. Demir Hoxha, mësuesi 63-vjeçar i ciklit fillor është ndaluar nga blutë e Lushnjes pas denoncimit të prindërve të një nxënëses së klasës së pestë se mësuesi kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën në shkollë. Në njoftimin e policisë thuhet se “63-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në mënyrë të përsëritur me vajzën e mitur me iniciale A. K., duke shfrytëzuar detyrën si mësues kujdestar i saj në shkollën 9-vjeçare të Kryekuqit”. Ndalimi i tij është bërë mbrëmjen e 2 qershorit rreth orës 20:00, ndërsa policia informoi mbi ngjarjen paraditen e 3 qershorit. Sipas deponimeve të të miturës në polici, mësuesi kujdestar kishte abuzuar 2 herë, një herë në janar dhe një herë më 29 maj. Demir Hoxha banor i fshatit Zharnec, zonë e afërt me shkollën ku jepte mësim akuzohet për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

 

Familjarë e të miturës

Abuzimi ka ndodhur në ambientet e kësaj shkolle. Familjarë të të miturës thanë se dyshimet lindën kur vajza nuk pranoi të shkonte ne shkollë. Në këtë moment nëna e saj e ka marrë mënjanë dhe e ka pyetur për shkakun. 12-vjeçarja i ka treguar se mësuesi kujdestar abuzonte seksualisht me të, çka ka bërë që familja t’i drejtohet policisë. Familjarë të vajzës: “Mësuesi abuzonte, dje nuk pranonte të shkonte në shkollë, mamaja e pyeti më vete dhe vajza i tregoi se mësuesi abuzonte seksualisht me të”. Ngjarja tronditëse ka ndodhur për një kohë të gjatë, por vetëm dy ditë më parë është mësuar nga autoritetet, pas denoncimit të nënës se vajzës 12-vjeçare, e cila ka rrëfyer se ishte abuzuar disa herë nga mësuesi. Pas kësaj policia ka bërë ndalimin e shtetasin Demir Hoxha, 62 vjeç, banues ne fshatin Zharnec, Divjakë, me profesion mësues në shkollën 9-vjeçare.

 

Flet mësuesi

“Të kisha siguruar nëse do të kishe ngelur shtatzënë do jepja lekët të abortoje”. Burime jo zyrtare të policisë thanë se i moshuari ka pranuar se kishte kryer marrëdhënie seksuale madje në një ballafaqim me vajzën mësohet ti ketë thënë: “Pse tregove unë të thashë të mos tregoje. Të kisha siguruar se edhe nëse do të kishe ngelur shtatzënë do të të jepja lekët të abortoje”. Drejtori i Shkollës, Vasil Rushi është shprehur i shokuar nga ngjarja. Sipas tij ai ishte mësuesi më i urtë. Drejtori i shkollës 9-vjeçare në Kryekuq, Vasil Rrushi ka shtuar se i gjithë stafi i mësuesve është shokuar nga ngjarja. “Jam i shokuar. Për kaq kohë sa punoj e njoh mësues të mirë e të përkushtuar ndaj klasës. S’ta jepte përshtypjen për veprime të tilla. Erdhi drejtori i Arsimit të Lushnjës dhe kërkoi informacion” është shprehur ai. Ai shton se familja e nxënëses 12-vjeçare ka ardhur nga Gramshi dhe mësuesi që ka 43 vite pune në këtë shkollë si mësues i ciklit fillor, nuk ka pasur kurrë probleme të ngjashme.

 

E afërmja e mësuesit: Abuzimi i fundit, javën e kaluar

 Jetmira Kishto, e afërmja e të miturës së abuzuar nga mësuesi i saj kujdestar, Demir Hoxha, ka folur për mediet duke rrëfyer se si e kishin marrë vesh familjarët për ngjarjen e rëndë. “E mitura i tregoi të ëmës për abuzimin. Abuzimi ndodhte në mëngjes në orën 07:30. Abuzimi i fundit ndodhi këtë të premte në klasë. Gjithçka ndodhte në klasën ku bëhej mësim”, – ka treguar Kishto. Më herët, policia njoftoi arrestimin e mësuesit 63-vjeçar në një fshat të Divjakës, pasi akuzohet për abuzim seksual me dhunë me një nga nxënëset e klasës që kishte në kujdestari.

 

Ministria e Arsimit shkarkon drejtuesit e shkollës

 Pas ngjarjes së bërë publike, ku mësuesi 63-vjeçar kishte abuzuar seksualisht me nxënësen 12-vjeçare, ka ardhur reagimi nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, e cila dënon me forcë aktin e rëndë të ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Hysen Malko”, në Kryekuq, Lushnjë. Në reagimin e MAS thuhet se është ngritur një komision investigimi për këtë raste, “Pseudo-mësuesi do të marrë dënimin e merituar nga drejtësia, por gjithashtu MAS nuk do ndalet vetëm me shkarkimin e drejtuesve të shkollës. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka ngritur menjëherë komisionin e investigimit të plotë të ngjarjes”, – thuhet në deklaratën e ministrisë. Më tej në deklaratën e MAS, bëhet me dije se në këtë shkollë një shërbim psiko-social po jep asistencën e nevojshme.

 

I moshuari arrestohet për ngacmim seksual të një të miture

Pas skandalit në Lushnjë të abuzimit seksual të mësuesit me nxënësen e tij të mitur, një tjetër rast abuzimi vjen nga Korça. Blutë e këtij qyteti bëjnë me dije se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një të moshuar pasi kryente veprime të turpshme me një në mitur në banesën e tij.

“Më datë 2 qershor 2015, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Ilia Kovaçi, 80 vjeç, banues në Korçë. Arrestimi i tij u bë pasi, në banesën e vet, ky shtetas ka kryer veprime të turpshme, me shtetasen A. E., 12 vjeç, banuese në Korçë”. Ndërkaq materialet i janë referuar Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë,për veprën penale “Vepra të turpshme”. Por disa orë më vonë është bërë publik edhe një raport i mjekësisë ligjore që ka hedhur poshtë pretendimet se vajza ishte ngacmuar seksualisht. Burime nga policia thanë se i moshuari është kapur në flagrancë.

 

Korrupsioni në arsimin e Lushnjës, 9 vite burg Liza Tabakut

 Liza Tabakut do t’i duhet të bëjë 9 vite burg si shpagim për korrupsionin në arsim, duke shfrytëzuar detyrën e saj. Gjykata e Lushnjës e dha dje këtë vendim për ish-drejtoren e Arsimit në këtë rreth, ndërsa për djalin e saj, i cili ishte ndërmjetësi mes personave që jepnin para në këmbim të vendeve të punës në arsim, vendosi tre vjet heqje lirie. Gjithashtu është vendosur edhe dënimi me 1 vit burg i Rigert Zenelit, për të njëjtën akuzë, atë të “Sekserit”. Gjykata e Lushnjës e ka dhënë vendimin pak ditë më parë, ndërkohë që hetimi dhe gjykimi për këta persona u zhvillua nën masën e sigurisë “Arrest me burg”. Procedura e gjykimit të tyre është bërë me gjykim të shkurtuar, pasi të arrestuarit kishin pranuar aktet në gjendjen që ishin në dosjen hetimore të Prokurorisë së Lushnjës. Ish-zyrtarja e Arsimit, Tabaku, akuzohet për “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në rrethanat rënduese “Më shumë se një herë”. Ajo bashkë me djalin e saj akuzohen se për një vend pune në arsim kanë marrë deri në 5 mijë euro. Gjatë hetimit, nga prokuroria u bë e ditur se Tabaku bënte edhe marrëveshje të ndryshme, sidomos me mësueset të cilat për të mbajtur vendin e punës jepnin edhe trupin e tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here