Sukseset imagjinare të Policisë/ Alpinisti i nxjerr blof për “aksionin e shpëtimit”

0
110

Qeverisja përmes propagandës e Kryeministrit Edi Rama reflektohet dhe në instancat më të ulëta. Institucioni i radhës që del blof me mashtrimet në kuadër të propagandës është Policia e Shtetit, që njoftoi mbrëmë se “u shpëtuan jetën” 4 alpinistëve të bllokuar në Malin e Gramozit, për shkak të motit të keq.

Njoftimi zyrtar specifikonte se “Pas disa orë kërkimesh, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja në gjendje të mirë shëndetësore e 4 alpinistëve, të cilët ishin ngjitur në majën e quajtur ‘Çuka e Peçit’ në lartësinë 2523 m, të malit të Gramozit dhe më pas për shkak të kushteve të vështira atmosferike, kishin hasur vështirësi gjatë kthimit”. Më tej, në njoftim thuhet se: “Alpinistët (njëra prej tyre vajzë) kanë falenderuar shërbimet e Policisë dhe banorët, që iu erdhën në ndihmë dhe iu shpëtuan jetën. Policia më pas ka bërë shoqërimin e tyre, deri në vendin ku u akomoduan në qytetin e Ersekës”. Policët bënë një foto me “të shpëtuarit”, e cila është publikuar nga Policia.

Njëri nga alpinistët e “bllokuar” ka përgënjeshtruar versionin e Policisë së Shtetit për ngjarjen. Ervin Xhakolli shkruan se fotoja është shkrepur në mënyrë shoqërore. Ai shton se nuk kishin humbur dhe policia nuk i shpëtoi. Alpinisti e akuzon Policinë se përmes fotove të publikuara dhe keqinformimin duke keqpërdorur imazhet e tyre e duke shqetësuar familjaret.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here