Pas krimit të rëndë në Paskuqan reagon ish-deputetja e PS-së: Ç’dreqin bën ti shoqëria ime bashkë me mua e me sa si mua…??

0
116

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shamku, ka reaguar pas krimit të rëndë në Paskuqan, ku Erdet Çapoku, vrau kunatën e tij Enkeleda Çapoku. Në një reagim në Facebook, Shamku shkruan se kunati e copëtoi në sy të vajzës së vogël dhe në sy të nënës.

Dhe ti rri? Ti hesht? Ti rri në shtëpi? Ti jep lajme të tjera veç kësaj a thua se ky është thjesht një lajm?“, shkruan më tej ish-deputetja.

POSTIMI I PLOTË

RRI?! Ata janë të martuar, posi! Kanë edhe një vajzuke të vockël, po! Burri ka ca kohë që i ka thënë burgut hapu se shiste miell jo nga ai i petullave! Banojnë në Paskuqan, pra në Tiranë!  Burri, ai i miellit, aty në birucë ku është ka hallin e nderit. Dhe le roje të vëllanë.  Rojen e gruas së burrit që s’është!  Vëllai i burrit që s’është hyn në shtëpi, aty ku gruaja po ha darkën vetmitare me t’ëmën dhe vajzën e vogël, dhe e vret. Jo, më falni, nuk e vret, e vdes në dru me një shkop bejsbolli. Në dru e vdes deri sa ajo vdes se burri që s’është, ai i miellit, po vdiste nga dyshimet…  

Ajo vdiq. E copëtuan në sy të vajzukes. E mbaruan në sy të nënës. E sosën në prani të vetes së vetme. Ishte e vetme dhe ishte veçse 30 vjeç. Dhe ti rri? Ti hesht? Ti rri në shtëpi? Ti jep lajme të tjera veç kësaj a thua se ky është thjesht një lajm? Ti? Ç’dreqin bën ti shoqëria ime bashkë me mua e me sa si mua, ç’dreqin bëjmë që s’bëjmë asgjë, po thjesht mbushim kuota grash e vajzash e vajzash e grash… ndërkohë që gratë na i vrasin në sy të vajzave e vajzat na i vrasin pa u bërë gra! Ah po, prit se jena tu u marrë me Iranin, Trampin dhe do trampolina të tjera. Nuk di a me qa a me ofsha a me ulëri, nuk di… Kam hall se po brita, m’tremben kuotat e m’arratisen nga letrat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here