Reformat në sektorin e veterinarisë / BE jep 71 milionë euro për subvencionin e fermerëve shqiptarë për zhvillimin e bujqësisë

0
112

 

 

 

fermereBashkimi Evropian ka akorduar një fond prej 71 milionë eurosh që do të shkojnë në formë subvencionesh për fermerët me qëllim zhvillimin e bujqësisë. Ministri Edmond Panariti ka bërë me dije se me ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin, është rënë dakord që disbursimi të nisë vitin e ardhshëm. Ndërkohë që një reformë tjetër që do të ketë vëmendjen e BE-së është ajo në veterinari, me qëllim rritjen e cilësisë së ushqimeve e rrjedhimisht të eksporteve. Më tej ai deklaroi: “Reforma që do të ndërmarrim në sektorin e veterinarisë dhe sigurisë ushqimore, do të jetë më e rëndësishmja pas asaj që ka ndërmarrë qeveria në drejtësi, si reforma që do të garantojë sigurinë ushqimore në vend dhe eksportet shqiptare në BE. Bashkimi Evropian do të përqendrohet më intensivisht vitin e ardhshëm për këtë reformë, pasi siguria e garancia e ushqimeve është kusht i domosdoshëm për të eksportuar në BE”. Ministri gjithashtu argumentoi edhe shifrat e Institutit të Statistikave, të cilat nuk ishin në sinkron me ato të dhëna nga ky institucion. Ndërsa lidhur me formalizmin e fermerëve, Panariti bëri me dije se kërkesat për NIPT janë të larta, ndërsa theksoi se ky proces do të sjellë vetëm përfitime. Sektori i bujqësisë është konsideruar si më informali, dhe për këtë arsye po i kushtohet vëmendje e veçantë këtij procesi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here