PD publikon videon: Dhjetëra familje në çadra mes acarit…

0
97

Partia Demokratike ka publikuar një video kushtuar tërmetit të 26 nëntorit dhe kryeministrit Rama.

Në videon e publikuar në Facebook thuhet se Rama ka dështuar, pasi pretendoi se u kishte ardhur në ndihmë të gjithë të prekurve por ndërkohë shumë familje janë në çadra në acar.

Po ashtu PD thotë se fondet e shpëtimit që duhet të shkonin për familjet e prekura nga tërmeti kanë përfunduar në xhepat e qeveritarëve.

“Edi Rama thotë se ‘’…ishte një mrekulli që numri i të vdekurve nuk ishte shumë i lartë’’. Ndërkohë quan Zotin të pabesë.

Edi Rama thotë se ‘’Ne ia dolëm të mos lemë vetëm asnjë fatkeq dhe asnjë familje në rrugë të madhe’’. Ndërkohë 40 ditë pas tërmetit, mes dhjetëra familje jetojnë në çadra mes acarit.

Edi Rama thotë se ‘’Ia dolëm të përballojmë furtunën e emergjencës imediate’’. Fakti: Ekipet e shpëtimit të patrajnuara dhe pa mjete. Fondet e shpëtimit në xhepin e qeveritarëve.

Edi Rama thotë se: ‘’ Nuk kemi kohë për të humbur, por duhet të shtyjmë me forcë përpara procesin e rilindjes ekonomike dhe sociale’’.

Në Thumanë shkolla ‘’R.Jangozi’’ rikonstruktuar me tender korruptiv , rrënohet nga tërmeti dhe shembet nga qeveria vetëm një muaj pas inaugurimit.

Rama kërkon të shtyjë kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, me mashtrimin se do t’u vijë në ndihmë qytetarëve. Ndërkohë sulmon median dhe fjalën e lirë duke shfrytëzuar hapësirën ekstra ligjore.

Rama ti ke dështuar!.”- thotë PD.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here