Vrasja në Mirditë, reagon ashpër Berisha: Në narkoshtetin e Ramës, rendin e bën mafia

0
166

Mirdita dhe Lezha janë tronditur sot nga vrasja e biznesmenit Kastriot Reçi, i cili u qëllua me snajper me një plumb të vetëm sapo kishte dalë nga lokali i tij.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili teksa shprehet se mafia godet ditën për diell dhe vrasësi u largua nga vendngjarja, thekson se sot në narkoshtetin e Edvin Mafisë rendin e bën mafia, vendimet jepen nga shpellat e saj dhe sipas ligjeve të saj.

Reagimi i Berishës

Mafia godet ditën për diell!

Ekzekutohet me snajper drejtori i televizionit të Rrëshenit, biznesmeni Kastriot Reçi!

Vrasësi shkoi në punë të vet!

Miq, ky është ekzekutimi fundit në një seri vrasjesh të lidhura njëra me tjetrën me motiv drogën dhe trafiqet!

Kjo vrasje është paraprirë nga tre vrasje të tjera, dhe konkretisht:

-Më 9 shtator 2016 u vra Sajmir Jaku

-Më 28 prill 2017 u vra Gasper Reçi në Romë, Itali

-Më 6 shtator 2017, u vra Kreshnik Gjini(nipi i Sajmir Jakut) në Belgjikë

Duke dënuar çdo akt dhune, shtoj se sot në narkoshtetin e Edvin Mafisë rendin e bën mafia, vendimet jepen nga shpellat e saj dhe sipas ligjeve të saj. sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here