Thirrje e fortë nga ISHP: Një grip ‘i keq’ po qarkullon në Shqipëri, nxitoni të vaksinoheni

0
105

Një virus i fortë gripi po qarkullon me intesitet të lartë në Shqipëri veçanërisht në këto ditë të para të Vitit 2020.

Përmasat gati epidemike të tij  tij konfirmohen nga shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Bino thotë se janë izoluar rastet e para me grip, ndërsa i kërkon popullatës së pa vaksinuar që të shpejtojë të marrë mast e duhura sa nuk është vonë.

 “Virusi i gripit është në qarkullim. Kush nuk është vaksinuar të shpejtojë. Të gjithë të marrim masat e zakonshme të higjienës si larja e shpeshtë e duarve, pastrimi i shpeshtë i sipërfaqeve ku mbështetemi me detergjentët e zakonshëm, ajrosja e mjediseve të mbyllura herë pas here kur ato mbushen me njerëz, teshtitja duke përdorur gropëzën e bërrylit si mbrojtje, mos prekja e syve, hundës dhe gojës, evitimi i mjediseve të mbyllura me shumë njerëz”, shkruan mjekja Silva Bino.

 Vaksina e gripit përmban shtamin e virusit që qarkulloi një vit më parë, AH1N1 dhe AH2N3. Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik pritet të komunikojë tipin e gripit që është izoluar dhe është në qarkullim në vendin tonë.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here