Lopez dhe Smart, në fund të lidhjes?

0
140

Jennifer-Lopez-Casper-SmartMe sa përflitet, Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj Casper Smart janë duke lëvizur në dy drejtime të ndryshme në marrëdhënien e tyre. E reja më e fundit duket se është fakti që djaloshi është lodhur aq shumë, duke qëndruar përkrah partneres më të madhe në moshë, sa që duhet të ketë nisur të kërkojë shtëpi, për t’u ndarë nga ajo. Po cili mund të jetë shkaku? Thuhet se gjithçka vjen për shkak të seriozitetit të munguar të Lopezit, e cila ndryshe nga Smart nuk ka ndërmend ta kalojë këtë marrëdhënie në martesë, rrugë të cilën e ka marrë për plot 3 herë në të kaluarën. E madje, e gjendur përpara propozimit të Casper për të bërë tatuazh dy unaza në gisht, ajo duhet të ketë nisur të qeshë me të madhe, duke inatosur jo pak 24-vjeçarin, i cili në këtë situatë, tashmë duket se është duke u bërë gati për t’i dhënë duart. Aq më tepër kur vetë J. Lo ka ndërmend që të vazhdojë historitë me “toy-boy” të tjerë…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency