Shuhen dyshimet, Ibrahimovic befason me numrin në fanellë

0
141

Zlatan Ibrahimovic është edhe zyrtarisht një futbollist i Milanit.

Suedezi ka firmosur një kontratë gjashtë mujore me opsion për rinovimin edhe për 1 sezon tjetër. 38-vjeçari ka kryer ditën e sotme testet mjekësore, teksa ka zgjedhur edhe numrin që do të mbajë te klubi nga “San Siro”.

Ibrahimovic ishte përfolur se do të mbante një ndër numrat, 9, 10, 11 dhe 81, por Zlatan ka pasur një tjetër ide. Duke qënë se ishte numër i lirë, 38-vjeçari ka zgjedhur numrin 21.

Diçka të tillë e konfirmon klubi italian përmes kësaj video, ndërsa lë gjithçka të hapur se numri në repartin e sulmit nuk do të ndikohet direkt nga prezenca e Ibrahimovic.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here