Ata kanë vdekur! Çfarë dreqin keni bërë?! Nëna e 3 fëmijëve vritet bashkë me të dashurin e ri…

0
106

Një nënë e tre fëmijëve dhe partneri i saj i ri janë identifikuar si viktima të një vrasje të ndodhur në natën e ndërrimit të viteve në Angli.

Helen Almey, 39 vjeç, mësohet se është vrarë me thikë në shtëpinë e saj së bashku me të dashurin në orët e para të së mërkurës, raporton Daily Mail.

Një hetim i dyfishtë mbi vrasjet është duke u zhvilluar pasi trupat e tyre u gjetën menjëherë pas orës 4 të mëngjesit në një pronë në fshatin Duffield, afër Derby.

Një burrë, 39 vjeç, u arrestua në vendin e ngjarjes si autor i dyshuar, ndërsa policia thotë se nuk është në kërkim të një autori të dytë.

Zyrtarët kishin marrë një telefonatë nga një fqinj, i cili kishte dëgjuar një konflikt dhe të bërtitura.

 “Ata kanë vdekur! Ata kanë vdekur! Çfarë dreqin keni bërë?!”, mësohet të jetë dëgjuar në vendngjarje.

Almey, fëmijët e së cilës janë në moshën nëntë, shtatë dhe katër vjeç, kohët e fundit ishte rikthyer të përdorte emrin e vajzërisë dhe ka qëndruar në shtëpinë ku ka jetuar me bashkëshortin e saj. Besohet se fëmijët nuk ishin në shtëpi gjatë incidentit me pasoja tragjike.

“Ajo ishte një vajzë bukuroshe, thjesht bukuroshe. Martesa ishte e mbyllur, pastaj rreth gjashtë muaj më parë ajo filloi të shihte këtë djalë, me të vërtetë po e bënin jetën së bashku, ata ishin njohur gjatë një gare sportive”, tregon një prej fqinjëve të viktimës.

“U zgjuam sot në mëngjes dhe e gjithë rruga ishte e mbushur me policë,” tha një tjetër fqinj, ndërsa shtoi se lagjja e tyre është shumë e qetë, dhe më herët nuk kanë ndodhur ngjarje të tilla tronditëse.

Lidhur me autorin e vrasjes së dyfishtë mediat britanike nuk kanë dhënë ende detaje, dhe nuk dihet nëse ngjarja lidhet me martesën e mëparshme të nënës së tre fëmijëve.

   

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here