Paralajmërimi për qeverinë: Protesta nëse nuk miratoni statusin e minatorit!

0
139

Sot u mbajt konferenca e përgjithshme Sindikatave të Minatorëve për të diskutuar statusin e minatorëve.

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu i bëri apel qeverisë që statusi i minatorit të miratohet brenda vitit të ardhshëm ose në të kundërtën do ketë protesta.

“Unë jam këtu para jush, për faktin se ne u ulëm bashkë për një status për minatorët. Kemi 2 muaj që i bëjmë thirrje qeverisë për të parë këtë status. Por ata as nuk e kanë dëshirën e mire për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje. Do të shohim në javët e para të janarit ku ne do ta shtrojmë sërish si debat në parlament dhe nëse nuk merr zgjidhje atëherë jam i gatshëm që këtë çështje ta mbështesë edhe në forma të tjera, qoftë edhe me protestë. Unë jam bir i një minatori dhe kësaj çështje do t’i shkoj deri në fund”, u shpreh Spahiu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here