Arrestohet në sportelet e kufirit teksa ikte nga Shqipëria, i dënuari me burg

0
175

Një person i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg është arrestuar nga Policia e Sarandës në momentin kur po paraqiste pasaportën për të ikur nga Shqipëria. Policia ka kapur shtetasin e shpallur në kërkim Dionis Qosaj, 23 vjeç, banues në Shkodër.

Më datë 07.08.2017 rreth orës 17:45, ky shtetas është paraqitur në Sportelet e Pikës Kufitare të Sarandës, dhe nga verifikimi që i është bërë në sistemin Tims, ka rezultuar person në kërkim nga DVP Shkodër.

Nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër është caktuar ndaj këtij shtetasi me Vendim Penal Nr. 935 datë 14.11.2015, masa e dënimit me 3 vjet e katër muaj burg, për veprën penale ”Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Shtetasi i lartëpërmendur iu dorëzua DVP Shkodër për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proçeduriale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here