Ibrahimovic “u vendos shkelmin” dyshimeve dhe ka një mesazh për tifozët e Milan

0
109

Do të kalojë ndërrimin e viteve në Suedi dhe të enjten do të zbarkojë në Milano për t’i dhënë fund pritjes së tifozëve. Por deri atëherë, Zlatan Ibrahimovic ka një mesazh për të gjithë, klubin dhe skuadrën kuqezi. Që nga dita e arritjes së marrëveshjes, sulmuesi ka nisur të mendojë për Milanin, ndërsa nëpërmjet trajnerit Stefano Pioli ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet në lidhje me formën e tij.

“Është I lumtur dhe shumë i motivuar. Vetë më telefonoi për t’u njohur me planin e stërvitjes, teksa më siguroi se ndjehet shumë mirë fizikisht”, ka thënë tekniku i skuadrës kuqezi, duke dhënë një tjetër lajm të mirë për të gjithë tifozët e Milanit, që shohin tek Ibrahimovic njeriun që do të përmbysë sezonin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here