Avokati Goxaj ‘plas’ denoncimin/ Si po zhduk Veliaj xhaminë e Tiranës, në kutinë e xhamit me paratë e Erdoganit!

0
163

Nga: Altin Goxhaj

Duke zhdukur çdo gjurmë të memories historike dhe kulturore të Tiranës, ndërsa gjithë vëmendja jonë në këtë hall është përqendruar te mbrojtja e Teatrit Kombëtar, Eri Plehri në mënyrë paradoksale me paratë e Erdoganit (TIKA), po fusin Xhaminë e Et’hem Beut në një kuti xhami që të zhduket fare nën peizazhin e pallatit të xhamtë që po ndërtohet anash nga oligarkët!

Këta qelbësira nuk do të ndalojnë për asnjë çast pa zhdukur çdo gjurmë të historisë dhe Tiranës Historike! Është pjesë e Axhendës Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë!

Rilindja Urbane si instrument i rrafshimit dhe alienizimit të Historisë dhe Identiteteve kulturore urbane, synon që t’i bëjë qytetet tona të huaja, aliene, pa lidhje me ne, pa rrënjë, ku të na duket vetja jabanxhinj, tranzit, dhe kështu motivet e shumta për t]ja mbathur nga Shqipëria të triumfojnë dhe të mos kemi asnjë pishman se po lëmë ndonjë gjë pas, se po varrosim vitet e jetës sonë të deritanishme në vendlindje!

E aq më pak të kenë motiv për kthim emigrantët kur kthehen! Se këto qytete të Rilindura me pllaka dhe xham oligarkësh, na kanë rrafshuar rrudhat e memories së trurit!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here