Një tjetër lajm ka shkundur ambientin/ Milani mund të ndryshojë përsëri pronarë…“Louis Vuitton” bën ofertën e parë…

0
125
Bernard Arnault, billionaire and chief executive officer of LVMH Moet Hennessy Louis Vuitton SE, speaks to attendees during the inauguration of the LVMH start-up accelerator at Station F technology campus in Paris, France, on Monday, April 9, 2018. The accelerator aims to encourage entrepreneurs who are developing new technologies and services for the luxury industry. Photographer: Marlene Awaad/Bloomberg via Getty Images

Në ditën e Zlatan Ibrahimoviçit, një tjetër lajm ka shkundur ambientin rreth Milanit. Pas atij të merkatos, tifozët kanë marrë lajme pozitive edhe nga tregu i investimeve. Milani mund të ndryshojë përsëri pronarë dhe nga amerikan, mund të marrë pasaportën franceze.

E gjitha kjo sepse, siç dihet, “Djalli” ka përfunduar në shënjestrën e sipërmarrësit Bernard Arno. 72 vjeç dhe me një pasuri që i kalon 11 biliardë dollarët, ai është në krye të “Louis Vuitton Grup”, një kompani që ka nën pronësi mbi 70 marka të njohura e jo vetëm në fushën e modës.

Sipas “La Reppubblica”, manjati francez, disa ditë më parë, vendosi mbi tavolinën e “Elliott” 950 milionë euro për të blerë kuqezinjtë. Shifra me sa duket nuk i bind amerikanët, të cilët e vlerësojnë klubin 1.2 miliardë euro. Kur kanë kaluar vetëm pak ditë, Arno ka vendosur të ndryshojë propozimin duke e rritur ofertën në 975 milionë euro. Nuk ka ende një marrëveshje, por dëshira për të gjetur akordin është e dyanshme, ndaj, nëse në tavolinë vendosen 1 miliardë euro, çdo gjë mund të konsiderohet e mbyllur.

Cilado të jetë përgjigjja e Pol Singer, ajo duhet të vijë brenda pak javësh teksa zyrtarizmi për kalimin e pronësitë do të njoftohej në pranverë. Pasi dhuroi 200 milionë euro për rindërtimin e katedrales së “Notre Damme”, Arno nuk do të kursehet për të siguruar një klub për të cilin pati shfaqur interes që në vitin 2017. “Louis Vuitton Grup” që nga 2015- ta deri më sot ka investuar 1.8 miliardë euro në fusha të ndryshme, teksa 3 miliardë euro të tjera janë në planet e kësaj kompanie për t’u investuar brenda vitit 2023. Manjati francez Arno mund të përfshihet edhe në ndërtimin e stadiumit të Milanos, duke vendosur një lloj vetoje mbi emrin që impianti do të ketë në sezonet e para pas ndërtimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here