Korrupsion dhe shpërdorim detyre, pezullohen nga puna 4 policë…

0
168

Katër punonjës policie në Gjirokastë janë pezulluar nga puna. Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka dhënë masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi”, të dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”.

Bëhet fjalë për punonjësit:

– N/Komisar U.Sh., me detyrë, ish-Shefi i Stacionit të Policisë Dropull;
– N/Komisar E.R., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dropull;
– Inspektor H.L., me detyrë SPZ në Stacionin e Policisë Dropull;
– Inspektor S.B., me detyrë ish-oficer i Patrullës së Përgjithshme në Stacionin e Policisë Dropull.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi A.G., nga Lazarati, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg”.
Sipas ShÇBA-së: “këto veprime proceduriale janë vijim i hetimeve të kryera në funksion të procedimit penal të nisur në korrik të 2019, i cili bën fjalë për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e “Shpërdorim detyre”. Në datën 23 korrik 2019, në kuadër të këtij procedimi, në fshatin Hllomo, Njësia Administrative Pogon u finalizua një operacion në të cilin u asgjësuan disa bimë narkotike, të llojit kanabis.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here