Shpirti i Krishtlindjeve/ Ja çfarë ndodhi mes dy shqiptarve në Gjermani

0
164

Disa media e quajnë Shpirti i Krishtlindjeve atë që ndodhi në një autobus që udhëtonte nga Frankfurti drejt Romës. Kjo ngjarje ka gjetur pasqyrim në shumë portale gjermane. Policia e këtij vendi ndaloi autobusin e udhëtimeve të gjata.

Brenda gjendej edhe një shqiptar 41-vjeçar, i dënuar me 375 euro gjobë për kundravajtje. Por shqiptari nuk kishte mundësi të paguante gjobën në vend. Nëse nuk do paguante, do shkonte në burg, ku do kalonte festat e fundvitit.

Shqiptari po udhëtonte drejt Romës, për t’u kthyer në Shqipëri. Pikërisht kur policia po bëhej gati për t’i vendosur prangat, një tjetër shqiptar nga pjesa tjetër e autobusit ndërhyri. Ai shprehu gatishmërinë për të paguar gjobën e bashkëkombasit.

Autobusi ndaloi pranë një bankomati dhe pasi u krye likuidimi, udhëtimi vazhdoi si normalisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here