Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve: Të jemi çdo ditë pranë qytetarëve të prekur nga tërmeti, diskriminimi politik është kriminal

0
123

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhjur Kolegjin e Kryetarëve, për të diskutuar për situatën pas tërmetit si edhe krizën politike në vend

Gjatë fjalës së tij Basha tha se: Duhet të jemi çdo ditë afër qytetareve, duhet të jemi gjithnjë pranë tyre

Në degët e prekura nga tërmeti duhen ngritur menjëherë grupe pune që të identifikojnë çdo familje të prekur nga tërmeti

Këto grupe pune të identifikojnë ato familje që nuk i është ofruar asnjë ndihmë, që gjenden pa strehë në prag të dimrit
Të evidentohen familjet që nuk kanë vlerësim për banesat e tyre, apo kanë vlerësime kontradiktore, që jetojnë në objekte të shpallura të pabanueshme se nuk kanë ku të strehohen.

Rast pas rasti PD duhet të bëhet zëri i tyre që të dëgjohen dhe tu vihet në ndihmë.

Nuk mund të rrezikohet me jeta e qytetarëve.

Është kriminale që banorët pas një muaji nga tërmeti s’kanë marrë asnjë ndihmë apo janë diskriminuar se nuk kanë votuar më 30 qershor apo për shkak të bindjeve partiake.’ tha Basha

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here