Në takimin me emigrantët në Athinë, ku e gjithë administrata publike qëndrore dhe vendore shkoi me autobusë nga Shpëria për të mbush sallën si ‘emigrantë’ në Athinë përfundoi me fjalën propagandistike dhe gjithë pathos të njeriut që ka përzënë mbi 1-milion njerëz nga vendi që qeveris prej 11 vjetësh.
Edhe pse Rama foli se si i ka bërë shqiptarët që ka përzënë të ndihen sa më krenarë në Athinë e kudo, nuk i dha fjalën asnjë emigranti që të flasë dhe të pohojë me gojën e tij sesa krenar ndihet si emigrant.
Rama dha për më shumë se një orë një shfaqe propagandiatike duke thënë se sa e mirë është bërë Shqipëria nën qeverinë e tij, por nuk i dha fjalën asnjë emigranti që të dalë të pohojë se do kthehej në atdhe sepse Rama e ka bërë më të mirë Shqipërinë.
Rama nxori në podium ministrat e tij me orogjinë greke, por nuk nxori asnjë emigrant shqiptar në një sallë të mbushur me dekor kuqe e zi që të fliste për origjinën e tij shqiptare dhe krenarinë që ndiente si emigrant shqiptar.
Rama u krenua me arritjet personale të shqiptarëve që ka përzënë nga vendi, për të cilat merita e vetme e tij është se i përzuri nga, por nuk guxoi të nxirte të mbante një fjalim asnjë shqiptar të suksesshëm që jeton në Athinë/Greqi.
Shpenzimi milionësh u bë sot me taksat e shqiptarëve të Shqipërisë në Athinë vlejti vetëm si vitrinë propagandistike e Rilindje, sepse lidhje me emigrantët nuk kishte.
Takimi me emigrantët shqiptarë në Greqi, rezultoi të ishte një takim i shqiptarëve me origjinë greke të Shqipërisë (ministra, zv.ministra, kryenegociatorja…) në mes të Athinës, ku emigrantët u përdorën thjeshtë si dekor që valëvisnin flamujt.
A u ndien grekët më shumë krenar sot, apo shqiptarët, kjo mbetet në gjykimin e publikut.