“U lashë në harresë nga institucionet”/ Ndërron jetë aktorja që luajti te “Vajza me kordele të kuqe”

0
113

Aktorja e mirënjohur Eva Pëllumbi ka ndërruar jete dje pasdite. Eva Pëllumbi njihet për disa role në filmat shqiptarë, ndër të tjera edhe në “Vajzat me kordele të kuqe” e “Kapedani”.

Aktorja Eva Pëllumbi ka punuar  për 17 vite në Teatrin e Kukullave ku ka luajtur role të cilat kanë mbetur në memorie e të gjithëve, sidomos të fëmijëve të viteve 80′-të. Pëllumbi ka luajtur edhe rolin e Çufos nga vepra e Gaqo Bushakës si dhe personazhin e Pinokut nga vepra e Carlo Collodit.

  • foto galeri

Në një intervistë së fundmi Eva Pëllumbi shprehu edhe zhgënjimin se si ajo dhe plejada e saj ishin lënë në harresë nga institucionet, pavarësisht kontributit të madh që kishin dhënë ndër vite.

Aktorja madje denoncoi edhe faktin se nga aktiviteti i saj artistik ndër vite kishin arritur sa t’i hiqnin edhe emrin e autorësinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here