Aksident, 52-vjeçari i dehur përplas rëndë gruan nga Lazarati

0
150

 

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një  52-vjeçar pasi ka aksidentuar një grua në aksin Gjirokastër-Kordhocë, duke qenë i dehur në timon.

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale B. Ç., 52 vjeç, banues në Gjirokastër.

Në vendin e quajtur “N.SH.N”, 52-vjeçari duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në masën 1.11 mg/l, ka goditur shtetasen L.G., 49 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Pasi ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër, gruaja e plagosur është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, për trajtim më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here