Edlira Gjoni e thotë troç: Dramë e madhe për Shqipërinë nëse Rama fiton zgjedhjet e 2021

0
181

E ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora, gazetarja Edlira Gjoni tha se nëse Rama fiton do jetë dramë e madhe për Shqipërinë.

Edlira Gjoni: “Rama do humbasë në 2021 pa pikë dyshimi. Do jetë dramë për Shqipërinë nëse nuk humbet. Është kalçifikim pushteti i frikshëm.”

Ndërsa shprehu shqetësimin se dy partitë e mëdha politike po anashkalojnë reformën zgjedhore.

Edlira Gjoni: “Ajo çfarë më shqetëson tek reforma zgjedhore është se partitë e mëdha politike refuzojnë, bëjnë sikur nuk u intereson fare ky diskursi, i shmangen me lezet, pa lezet dhe nuk janë shprehur pse e mohojnë kaq shumë. 

Dy partitë e mëdha e anashkalojnë a thua se kjo është një çështje që po pret vetëm opozitën e re në parlament ose neve që na shqetëson. Refuzojnë të pranojnë se ky është një diskutim që meriton nga partitë e mëdha të trajtohet hapur. Nuk guxojnë të thonë jemi dakord për këtë kod apo jemi kundër.”

/Ora News.tv/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here