Gardisti i “21 janarit” që kandidon për PS…

0
138

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Matit, Agron Malaj ka reaguar pas akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha se ka qenë pjesë e gardistëve të 21 janarit 2011 kur në protestën e opozitës u vranë 4 persona. Në një reagim në Facebook, Malaj i quan shpifje akuzat e kryedemokratit të cilit i kujton se ishte ai që jepte urdhra për vrasjen e protestuesve, urdhër të cilin ai thotë se nuk e zbatoi kurrë.

“Më 21 janar 2011 unë nuk kam zbatuar urdhrat që vinin nga Ju dhe më lart për të qëlluar mbi qytetarët. Ju më akuzoni se guxova të mos respektoj urdhrat tuaj. Nuk ka mëkat të bësh detyrën e një komandant seksioni të njësisë speciale, por unë me atë detyrë nuk abuzova kurrë.

Nuk qëllova kurrë mbi protestuesit, as unë dhe asnjë nga ata nën drejtimin tim. Ndaj ti më sulmon. Kjo është e provuar ligjërisht nga drejtësia shqiptare, e cila brenda 48 orëve vendosi ndaj meje pushimin e çështjes sepse nuk kishte asnjë element të veprës penale” -thotë ndër të tjera në reagimin e tij Malaj.

“Ju ishit ministër i Brendshëm asokohe dhe i dini mjaft mirë fajtorët, i dini mjaft mirë kush i zbatoi urdhrat për të qëlluar mbi protestuesit. Unë Lulzim, nuk kam abuzuar kurrë. Si atëherë në Gardën e Republikës, si në drejtorinë e OSHEE-së si drejtues i PS-së Mat dhe sot që kam privilegjin t’u kërkoj besimin për t’u shërbyer matjanëve” – thotë Malaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here