“Fundosën” Elvanën me pikët e tyre, reagon shkrimtarja: E kam ndjerë veten të fyer…

0
119

Shkrimtarja Rita Petro është shprehur e indinjuar pasi faji iu hodh jurisë për mënyrën e votimit në Festivalin e RTSH, pikët e të cilave çuan në vend të dytë Elvana Gjatën dhe në vendin e parë Arilena Arën.

E ftuar në emisionin “Wake Up”, Rita kërkoi reagim publik institucional dhe respektim të vendimit të jurisë. Ajo shtoi se u ndie e fyer kur juria shqiptare e klasifikua si e korruptuar dhe se ajo e huaj ishte më e zonja.

“Çdo gjë ka qenë në mënyrën më të sinqertë dhe të pastër. Nuk u thamë ne hajde në juri, na thirrën por nuk na u lutën, e pranuam. Duhet një reagim publik institucional që të thonë se çdo gjë është bërë në rregull dhe të respektohet vendimi jurisë.

Na vjen keq që na ndanë, juria shqiptare dhe e huaj. Juria e huaj janë të zotët dhe shqiptarët janë të korruptuar. E kam ndjerë veten të fyer,”- tha Rita Petro.

Kujtojmë se tre anëtarët e huaj të jurisë, e kishin vlerësuar me pikët maksimale Elvana Gjatën, nga 18, ndërsa Rita Petro i kishte dhjënë asaj 8, dhe anëtarja tjetër shqiptare e jurisë vetëm 2 pikë.

Pikërisht votat e dy anëtareve shqiptare të jurisë bënë diferencën duke nxjerrë në vendin e parë Arilenën, dhe duke shkaktuar një furtunë reagimesh në rrjetet sociale, që vlojnë tashmë prej 3 ditësh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here