Atentati në autostradë me dy viktima, reagon PD: Rrugët s’i bllokojmë ne, por gjaku që qeveria derdh me “licencë”

0
190

Vrasja në atentat e Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti, në autosradën Tiranë-Durrës, ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të deputetit demokrat, Gent Strazimiri, njëherazi ish-zv/ministër i Brendshëm.

 

 

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Strazimiri duke hequr paralele me bllokimin e djeshëm të rrugëve nga opozita, shprehet se “është bllokuar prapë qarkullimi në një prej akseve më jetike të vendit! E ka bllokuar një rrëke gjaku dhe 2 kufoma pa jetë 30 vjeçarësh…jo opozita. Bllokoni ‘qeverinë’ kudo që jeni, është më e shëndetshme se të na bllokojë të gjithëve gjaku që qeveria derdh me liçencë”, – shkruan ndër të tjera ai.

STATUSI I GENT STRAZIMIRIT
Është bllokuar prapë qarkullimi në një prej akseve më jetike të vendit!
E ka bllokuar një rrëke gjaku dhe 2 kufoma pa jetë 30 vjeçarësh…jo opozita…
“Qeveria që deshët” dhe “Bravo çunat” sapo kanë vrarë një ish-koleg që “po e kërkonin që të fliste por … nuk e gjenin dot…”!
Sapo “e gjetën”…por ai prapë nuk flet dot…
Përmes aksit të përgjakur, asnjë ambulancë nuk ka mbetur e bllokuar, sepse asnjë nga burrat e “shoqeve” nuk është sëmurë ndërkohë, pasi PARTIA nuk kishte nevojë sot…
Gjthss “rendi dhe siguria publike nuk janë cënuar”, sepse ligji “Për Tubimet” sot nuk është shkelur…
Kaq!!!
BLLOKONI “QEVERINË” KUDO QË JENI!
ËSHTË MË E SHËNDETSHME SE TË NA BLLOKOJË TË GJITHËVE GJAKU QË QEVERIA DERDH “ME LIÇENCË”!
strazimiri

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here