“Haxhi Lleshi ka firmosur ekzekutimin e të dënuarve politikë”/ Instituti për Krimet e Komunizmit kërkon anulimin e titullit të nderit

0
154

Kryetari i sapozgjedhur i Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit në Shqipëri Çelo Hoxha ka reaguar për titullin “Nderi i Qarkut Dibër”, me të cilin është nderuar ish-kreun e presidiumit të Kuvendit Popullor Haxhi Lleshin.

Dhënia e titullit nderi i qarkut Dibër për ish Kryetarin e presidiumit të kuvendit Popullor Haxhi Lleshi ka ngjallur indinjatë tek ish të persekutuarit gjatë regjimit komunist.

Celo Hoxha, i sapozgjedhur në krye të Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit në Shqipëri, thotë se vendimarrja lokale bie në kundërshti me ligjet në fuqi që dënojnë krimet e komunizmit. Sipas tij Haxhi Lleshi është firmëtar i të gjitha vrasjeve politike të ndodhura nga viti 1953 e derisa drejtoi Presidencën e Kuvendit Popullor.

 Në intervistën e dhënë për Neës 24, Hoxha analizon domosdoshmërinë e miratimit të dy ligjeve nga parlamenti shqiptar, ligjit të Lustracionit dhe Dekomuntizimit. Sipas tij dy ligjet e munguara për 30 vite do t’i prisnin rrugën glorifikimit të personave që kanë kryer krime gjatë diktaturës si dhe qëndrimit të tyre në pushtet.

“Haxhi Lleshi përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare.

Në vitin 1995 me dekret të Presidentit të Republikës, Haxhi Lleshit  iu hoqën të gjitha dekoratat dhe titujt e nderit për aktin kriminal të gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar gjatë viteve të diktaturës komuniste”, tha Çelo Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here