Deklarata e Alketa Vejsiut se në Festivalin e RTSH nuk fitoi meritokracia ka bërë që të ftohet marëdhënia mes saj dhe Arilena Arës.
Arilena, e cila fitoi çmimin e parë mbrëmjen e së dielës, ka hequr nga Instagrami moderatoren pasi kjo e fundit tha se nuk Elvana Gjata nuk kishte nevojë për garë për të konfirmuar atë që është dhe se i vinte keq që nuk i dha dot zë, zërit të publikut.
Gjithashtu edhe Alketa Vejsiu ka hequr këngëtaren nga rrjeti social.
Ndërsa Arilena nuk ka bërë ende një deklaratë të hapur mbi qëndrimin e saj në lidhje me deklaratën e moderatores.
Ndërkohë në një postim tjetër Alketa tha se: “Në fund të të gjithave Bota do vazhdojë të rrotullohet përsëri edhe pas këtij Festivali! Faleminderit të gjithëve!”