Gazmend Bardhi: Mirëpres reagimet e presidentit, PD do bëjë gjithçka që 25 prilli të jetë festë e demokracisë

0
136

Drejtuesi politik për qarkun e Elbasanit, Gazmend Bardhi, i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24”, u pyet nëse PD do tëë njohë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Bardhi theksoi se deri më tani ka cenim të standardeve zgjedhore, duke shtuar se sërish PD do të fitojë.

“Ne nuk kemi betejë me socialistët e ndershëm, por duam t’ju japim atyre mundësi, që të çlirohen nga bandat në Elbasan. Balla është modeli më i keq i politikanit. Ka shpërdoruar besimin e qytetarëve në Elbasan. Nëse ka emërime në Elbasan, merret mendimi i Ballës.

Balla shpërdoron fondet publike. Bandat janë përfshirë në zgjedhjet në Elbasan. Në vitin 2021 duhet të kemi zgjedhje të ndershme. Qytetarët janë kërcënuar e shantazhuar, SPAK të bëjë detyrën. Ne do të fitojmë zgjedhjet. Ne duam zgjedhje të ndershme, deri tani ka cenim të zgjedhjeve. PD do të fitojë zgjedhjet dhe do njohë rezultatin. Në këto zgjedhje, Aleanca për Ndryshim është fituese e zgjedhjeve”, tha Bardhi.

 

 

Gazmend Bardhi vlerësoi se kandidatët e PD-së kanë respektuar masat ndaj koronavirusit, duke shtuar se Partia Demokratike nuk mund të ndalojë njerëzit të dalin në sheshe.

“E falënderoj shumë ambasadoren Yurii Kim për qëndrimet që ka mbajtur, e kam takuar në Elbasan dhe e kam vënë në dijeni për situatën në vend. Shqipëria është në procesin ku duhet të shkëputet politika nga krimi.

Nëse bëhem ministër i Brendshëm, do të respektohet ligji. Alibia se PS respekton rregullat e Covid dhe ne jo, është i gabuar. Kemi treguar në fushatë se për ne shëndeti i qytetarëve është më e rëndësishmja, por se kur qytetarët dalin e na takojnë, nuk mund t’ju themi që mos na takoni, por kandidatët tanë kanë mbajtur rregullat anti-Covid”, u shpreh Bardhi.

Sa i përket rolit të Presidentit të Republikës dhe qëndrimeve të tij, Bardhi tha se e mirëpret çdo reagim për të garantuar standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“E vlerësoj rolin e presidentit si të çdo institucioni kushtetues apo ligjor për të garantuar standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pres që të njëjtin reagim të ketë Prokurori i Përgjithshëm, SPAK, policia, çdo institucion që ka një rol pres të reagojë sa herë standardet janë cenuar. Në këtë drejtim e mirëpres reagimin e presidentit”, tha ai.

Gazmend Bardhii vlerësoi se PD do të bëjë gjithçka, që 25 prilli të jetë festë e demokracisë.

“Ata që janë duke humbur privilegjet, do të bëjnë gjithçka për të ruajtur privilegjet. Nga pikëpamja e PD, strukturës, do bëjmë gjithçka që 25 prilli të jetë një festë e demokracisë, qytetarët të shprehen të lirë, të pakërcënuar, të pablerë dhe të papenguar për të shprehur atë që kanë në mendje dhe zemër, në fletën dhe kutinë e votimit”, tha Bardhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here