Kontroll i befasishëm/ Dy shoferë autobusi kapen të droguar në ditën e parë të punës, pushohen menjëherë

0
99

Dy shoferë autobusi në Romë u pushuan menjëherë nga puna pasi rezultuan nën ndikimin e lëndëve narkotike në një kontroll të befasishëm kundër alkoolit dhe drogës.

Edhe pse kanë në dorë jetën e dhjetëra qytetarëve, sërish këta persona nuk i kishin rezistuar varësisë ndaj lëndëve narkotike. Ajo që e bën edhe më të çuditshme këtë episod është fakti që për këta dy shoferë kishte qenë dita e parë e punës.

Prej disa muajsh, autoritetet italiane, kryesisht në Romë, janë duke reaguar ashpër kundër drejtuesve të autobusëve, të cilët përdorin alkool dhe drogë gjatë orarit të punës.

Sipas “Il Messaggero”, nga 2018 janë kapur 17 shoferë pasi kishin konsumuar alkool, por edhe hashash apo kokainë. Kontrollet e befasishme janë zhvilluar gjatë ndërrimit të turneve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here