Eksperti gjerman pyet publikisht Ramën: A jeni arrestuar në Francë në vitin 1994?

0
218

Eksperti i politikës gjermane Martin Henze dhe njohës i zhvillimeve në Shqipëri, i ka drejtuar kreut të qeverisë Edi Rama, disa pyetje në adresën e tij në Twitter.

Henze kërkon përgjigje nga Edi Rama nëse ka qenë i arrestuar në Francë, gjatë vitit 1994, për vjedhje ikonash dhe nëse ai dhe partia e tij janë përfshirë në manipulime zgjedhjesh.

“Z. Rama, ju duhet të na tregoni nëse ju dhe partia juaj në pushtet jeni të përfshirë në manipulime zgjedhore, korrupsion dhe organizimin paligjshëm të zgjedhjeve lokale të etj,?  A keni shkuar në burg në Francë në 1994 dhe duke bërë tregti me ikona të vjedhura?”,- shkruan Martin Henze në postimin e tij në faqen zyrtare të Edi Ramës në Twitter.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here