Artan Fuga e thotë hapur: Ja pse nuk pranova të shkoj në Komisionin e Medias

0
131

Akademiku Artan Fuga , përmes një statusi në Facebook, ka shpjeguar arsyen e bojkotit nga ana e tij të  ‘Komisionit të Medias’, i cili sipas Fugës është proces ‘farsë’.

Postimi i plotë:

…Por, unë nuk pranova të shkoj në Komisionin e Medias me ftesën e kryetares së tij, zonjës Fatjona Dhimitri, për të cilin kam respekt të veçantë sepse si do të mund t’ja shpjegoja këto deputetëve, ku një pjese nuk i dihet origjina politike,

një pjesë më janë shfaqur sa herë kam vajtur i ftuar si ushtarë të partisë,

një pjesë e deputetëve opozitarë sulmojnë më fort mendimet opozitare edhe sesa kolegët e tyre të shumicës në pushtet!!!

Të ftojnë për të bërë procedurën, por mos prit të diskutojnë argumente me ty nëse ke mendim të kundërt!

Mos prit të të sjellin ndonjë përgjigje me shkrim për vërejtet ose sugjerimet bëra!

Mos prit të dërgojnë ftesë me shkrim, ose të të japin të gjithë dokumentacionin e mëparshëm të debateve!

Mos prit të konsultohen me ekspertët për çështjet teknike që ngre, çfarë thua, përgjigjet aty hazër – xhevap!

Mos prit të dëgjosh kritika ndaj qeverisë sa kohë je aty nga deputetët e shumicës.

Mos prit të mos të të ndërpresin fjalën ose të mos bëjnë sikur hahen e grinden me njeri tjetrin në sytë e tu!

Këto janë kujtimet e mia ! Mjerim i madh !

Si t’ja shpjegosh të gjitha këto përshembull Mirelës, Bukuries, Musait, Muhamedinit, Milvës, Suzanës, Fidelit, Agronit, Etlevës, Shabanit, Muços, etj., sepse ata nuk dalin në publik për të debatuar.

Ti fol, ata ngrenë kartonat dhe kaq e thjeshtë është!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here