“Mos e besoni po deshët”/ Boris Johnson fshihet në frigorifer që të shmangë intervistën!!

0
160

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është fshehur në një frigorifer për të shmangur intervistat e gazetarëve të programit  ITV1 show.

Për të mos u përballur me reporterët, Johnson, siç u tha, kishte hyrë në një dhomë të lëvizshme frigoriferike ndërsa ndodhej në Pudsey, West Yorkshire ku po ndihmonte në shpërndarjen e qumështit.

Ai kishte qëndruar në frigorifer për disa minuta. Burime nga partia e tij megjithatë i hodhën poshtë këto pretendime të moderatorit të njohur Morgan, duke thënë se shefi i ekzekutuvit nuk ishte fshehur, dhe se po konsultohej me këshilltarët e tij për intervistat e planifikuara.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here