Gjirokastër/ Makina del nga rruga, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
184

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur në Virua, ku një automjet tip ‘Mercedes Benz’ me targa AA976OX ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 3 metra poshtë rrugës. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur dhe një person tjetër që udhëtonte në mjet, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Policia nuk ka mundur të bëjë identifikimin e viktimës dhe as të plagosurit pasi nuk kanë pasur asnjë mjet identifikimi me vete ndërkohë nga verifikimi i targave makina rezulton në pronësi të Sokol Lushajt. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës, duke e nxjerrë atë jashtë rrugës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here