Makina përplas dy të rinjtë në aksin Elbasan-Librazhd, ishin duke ecur

0
201

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur në një aksident, në fshatin Xibrakë, në aksin Elbasan-Librazhd. 20-vjeçari G.M, dhe 21-vjeçari E.M ishin duke ecur në këmbë, në anë të rrugës, kur janë përplasur nga një automjet tip “BMW” me targa AA 110FF.

Sipas policisë rrugore, 47-vjeçari Blejdi Shtylla, ka humbur kontrollin e makinës nga shpejtësia dhe ka përplasur dy të rinjtë. Shtylla pas aksidentit është arrestuar.

Ndërkohë dy të rinjtë ndodhen në spital, pasi kanë marrë plagë të shumta në trup.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency