Prokurorët dhanë sot pretencën/ Çlirim Gjata: Pse sa herë Rama i ka punët keq, prokuroria merret me opozitën?!

0
99

Nga Çlirim Gjata

 

Sot prokuroria e Tiranës dha pretencën. Prokurorët Kolë Hysenaj dhe Genci Qana konsideruan fajtor një ish-deputet të opozitës dhe një gazetar për veprën penale të kallzimit të rremë. Dhe çfarë kallzimi se?! Sepse paskan publikuar një audio përgjim ku flitet, që vëllai i ish ministrit të brëndshëm Fatmir Xhafa funksiononte si zyrë pune për trafikantët e mbetur pa punë, pikërisht në biznesin e narkotikëve në zonën e Vlorës. Dhe këtë audio përgjim nuk e kishin realizuar vetë madje, por thjeshtë e publikuan(megjithe përqapjet e kryeministrit me axhensi private fantazëm për të përgënjeshtruar vërtetsinë e audios, ajo rezultoi e vërtetë).

Më e rëndësishmja është ajo që kush ishte i vëllai i ministrit të brëndshëm? As më shumë e as më pak, por një i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar drogash të forta, jo shumë por 7 vite burgim. Dhe që mbahej me kimet në Shqipëri, për vite e vite pa u dërguar në Itali, për të vuajtur dënimin. Dhe për këtë gazetari dhe deputeti në fjalë paskan bërë kallxim të rremë. Dhe si thonë prkurorët Hysenaj dhe Qana, “me qëllim për të dëmtuar figurën e ministrit si politikan”.

Më duket sikur po i shoh prokurët dhe avokatët e Tiranës sonte nëpër kafe, duke u talluar keqas me këta dy prokurorë. Komiciteti profesional është shumë i këndshëm, por është vetëm për profesionistët e fushës.

Po mirë more prokurorë Kolë dhe Genci, po ku shkoi llogjika këtu. Pse do ti duhej gjithë ai mund për të sajuar një audio përgjim për denigrimin e figurës së ministrit si politikan kundërshtar, kur fare thjeshtë mund të dilnin përditë në media(si dhe kanë dalë) dhe të deklaroni se vëllai ministrit Xhafa është dënuar me 7 vite burg në Itali për trafik droge dhe ministri i mbron duke mos e lënë të vuajë dënimin?? Përditë mund të ndodhte kjo. Pse duhej ti binin nga Kina?! Këta prokurorë me të vërtetë paskan humor të madh. Vetëm se ligji nuk e pranon humorin.

Pa folur ketu profesionalisht, që nuk ka patur asnjë kallzim në prokurori, por thjesht publikim në media. Pa folur për provat copë copë të sajuara nga shefat e lartë të policisë, me keq se montimet e procesve në monizëm.

Po si spjegohet se sa herë kryeministri dhe mazhoranca e tij i kanë punët keq, prokuroria merret me opozitën dhe i hap asaj procese deri dhe për kallzim të rremë?! Për të larguar vëmëndjen…Për turp të zotit. Po pse nuk heton prokuroria(qoftë edhe ndonjë prokuror tjetër, jo Kola me Gencin) megaafera të rënda korruptive si ajo e Astirit(20milion euro për një km.), DH-Albania me dokumenta të fallsifikuara edhe të zyrtarëve të lartë amerikanë, projektin dhe tenderin korruptiv të Unazës së Re, dosjet 184 dhe 339 mbi blerjen e votave me ndihmën e krimit të organizuar. Dhe më kryesorja, çfarë bënë këta prokurorë për hetimin e trafikut më të madh historik në Shqipëri, trafikun e drogës.

Tani për tani janë të zënë me dënimin e opozitës për kallzim të rremë.

Atëherë ku qëndron problemi këtu?-është një pyetje epike në mediat tona. Problemi qëndron në faktin se ky proces është një proces politik me target shpëtimin e figurës së komprometuar keqas politike të ish ministrit të brëndshëm Xhafa, Kryeministrit Rama dhe vetë maxhorancës socialiste nga turpet e panumërta, njëri nga të cilët është ai i kthimit të Shqipërisë në Koluimbinë e drogës në Europë. Një nga shkaqet e rënda ky që nuk na u hapën edhe negociatat.
Dhe kaq keq janë zhytur në zullum, sa mendojnë se do ti shpëtojë Kola me Gencin duke montuar procese me prapavijë politike. Për Kolën dhe Gencin nuk ka asnjë vështirsi të pakalueshme. Ata duhet të marrin vetingun dhe janë gati të shlyejnë çdo shërbim politik që ju kërkohet.

Po more prokurorë Kolë dhe Genc, po, vetingu! Por nuk bëhët karriera dhe as ruhet vëndi i punës duke shkelur mbi jetën e tjetrit. Dhe nuk duhet ta harrojnë jo vetëm këta prokurorë politik, por të gjithë punonjësit e drejtësisë, se çfarë ndodhi më ish Prok.Përgj.Përkoh., apo prokurorë e gjyqtarë të tjerë, që bënë arrestime të bujshme në interes të Edi Ramës. U larguan me veting e pa veting. Sepse Edi Rama është asi soji politik, që të përdor sa do dhe pastaj të flak kur nuk i duhesh. E provoi koha.

Në Shqipëri ka një shprehje në lidhje me një limon, që s`po më kujtohet tani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here