Sherr mes dy të dehurve në Kavajë, vritet me armë zjarri 26-vjeçari(Emri)

0
125

Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë mbrëmje në qytetin e Kavajës, duke krijuar panik te qytetarët. Raportohet se nga të shtënat ka mbetur i vrarë një person.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se vrasja ka ndodhur si pasojë e një konflikti banal mes dy personave. Në konflikt e sipër, është përdorur një armë gjahu, ku viktimë ka mbetur 26-vjeçari Marjus Ismailaj.

Ndërkohë, autori i krimit, 60-vjeçari Xhevdet Leçini, është shoqëruar në polici.Të dy personat kanë qenë nën efektin e alkoolit, kur janë konfliktuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here