Tiranë/ Gjimnazistja idhet nga kati i dytë i shkollës

0
131

shkolla-300x225Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. Mësohet se një 16-vjeçare është hedhur nga kati i dytë i shkollës. Ngjarja ka ndodhur pasi një sherri mes saj dhe një shoqes së vet. Sipas policisë, 16-vjeçarja është hedhur vetë nga kati i dytë. Ajo është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtoresha e shkolles ‘Petro Nini Luarasi’, Teuta Bracaj, ka sqaruar ngjarjen. Ajo tha se vajza kishte konflikt me një vajzë tjetër, por se të dyja janë nxënëse shumë të mira dhe nuk kishin paraqitur më parë probleme. Sipas saj, sot në dretori do të bëhej pajtimi mes vajzave në prezencë të prindërve. Por, gjimnazistja kërkoi të shkonte pak çaste në tualet dhe aty është hedhur nga kati i dytë. “Që dje ka pasur një konflikt mes vajzave. Njoftuam prindërit e tyre se sot do të bënim një pajtim në drejtori. Teksa do fillonte takimi, vajza shkoi në tualet, dhe më pas morëm vesh çfarë ndodhi. Dy vajzat janë nxënëse të mira, pa probleme. Më gjimnazisten fola në telefon, është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha drejtoresha e shkollës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency