‘Ka hallin e rrjetës së koshit të basketbollit’/ Vasili: Shqipëria digjet, Rama krihet! Kjo është sjellje kriminale!!!

0
126

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili nepermjet nje postimi ne rrjetin e tij social Facebook e konsideron kriminale sjelljen e kryeministrit Edi Rama.

I nxitur nga vizita e këtij të fundit në një prej gjimnazeve të Tiranës, ku “shqetësohej” për rrjetën e koshit të basketbollit, Vasili i kujton se në kryeqytet shumë shkolla janë dëmtuar nga tërmeti dhe presin ndërhyrjen e organeve kompetente.

“Shqipëria digjet kryeministri krihet 

Shkollat mu ne mes te Tiranes me rrezik shembje nga ‘Sami Frashëri’ tek ‘Emin Duraku’. Kryeministri atje nuk shkon dot.

Kryeministri qesh e loz dhe ka sot vetëm hallin e rrjetës së koshit të basketbollit te gjimnazi ‘Ismail Qemali’ në Tiranë. Kjo është sjellje kriminale”, shkruan Vasili në reagimin e tij.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here