Makina përplas këmbësoren tek vizat e bardha, dërgohet me urgjencë në spital…

0
88

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një automjet ka përplasur një këmbësore.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Kosova” në lagjen Pavarësia, ku si pasojë 75 vjeçarja ka marrë plagë në kokë dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Makina tip “Opel Corsa” me targë VL9030C ka përplasur të moshuarën e cila ka qënë duke kaluar rrugën në vizat e bardha. Në rrugë janë vënë re gjurmët e frenimit të makinës.

Drejtuesi i mjetit dyshohet të ketë qënë me shpejtësi, e plagosura ka marr plagë në kokë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here