Çfarë do të përmbajë provimi i gjuhës së huaj
Ministria e Arsimit miraton rregulloren për zhvillimin e provimeve të maturës për shkollat profesionale. Në udhëzimin nr. 2 të Maturës Shtetërore përcaktohen provimet që do të japin maturantët e shkollave profesionale si dhe formula e pikëve. Sipas udhëzimit, testi i gjuhës së huaj (D3) hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të lartë trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor Bl. Lista e gjuhëve të huaja që do të jepen si provim i detyruar D3, është: Anglisht, Italisht, Frëngjisht, Gjermanisht. Gjuha e huaj që do të jepet provim, do të pasqyrohet në Formularin A1/A1Z. Kandidatët e vitit të kaluar, që rezultuan mbetës në D3, janë të detyruar ta ri japin këtë provim. Kandidatët e tjerë, që aplikojnë me A1Z, nuk do ta rijapin provimin e detyruar D3. Testi i provimit të detyruar D3 (gjuhë e huaj) hartohet nga AKP-ja. Ky provim zhvillohet, vlerësohet dhe administrohet nga DAR/ZA-të. Vlerësimi i gjuhës së huaj (D3), si provim i detyruar, do të pasqyrohet në Certifikatën e Maturës Shtetërore Profesionale, por nuk do të ndikojë te pikët. Për vitin shkollor 2014-2015, lëndët e provimeve të Maturës Shtetërore Profesionale për shkollat profesionale tjenë: Provime të Detyruara (D1 ; D2; D3): Gjuhë shqipe dhe letërsi, Matematikë dhe Gjuhë e huaj. Provimi me Zgjedhje të Detyruar (Zl): Teori profesionale e integruar, sipas Drejtimit/Profilit përkatës dhe Provimi me Zgjedhje (Z2).
Provimet
Testi i gjuhës së huaj me zgjedhje do të hartohet në nivelin gjuhësor B2. Lista e gjuhëve të huaja, si lëndë me zgjedhje, do të përcaktohet në udhëzimin për plotësimin e formularëve A1/A1Z. Programet orientuese të lëndëve të detyruara (“Letërsi dhe gjuhë shqipe”, Matematikë dhe Gjuhë e huaj”) dhe të provimit me zgjedhje të detyruar (“Teori profesionale e integruar”), për të gjithë maturantët/kandidatët nga shkollat profesionale, do të jenë në përshtatje me programet ekzistuese të shkollave profesionale. Programet orientuese të lëndëve me zgjedhje, do të jenë të njëjta për të gjithë maturantët/kandidatët që plotësojnë formularin A1/A1Z, përveç Teorisë profesionale të integruar. Programi orientues i një lënde të thelluar, do të përmbajë edhe programin e lëndës bërthamë (përjashtuar lëndët e provimeve të detyruara). Lënda “Gjeografi” (bërthamë dhe e thelluar) të përmbajë edhe lëndën “Shkenca e tokës”. Maturanti/kandidat nga shkolla profesionale ka të drejtë të zgjedhë një lëndë nga grupi i lëndëve me zgjedhje. Kandidatëve, të cilët kanë dhënë provime me zgjedhje dhe janë vlerësuar me notë të përshkallëzuar jo më të vogël se 4.50, (nota 5), u njihen ato provime. Kandidatët, të cilët nuk janë kalues ose nuk kanë dhënë provimet me zgjedhje, do t’i japin ato në përputhje me këtë udhëzim. Kandidatët, të cilët janë kalues vetëm në njërin nga provimet me zgjedhje, ta mbartin atë dhe të japin një provim tjetër, në përputhje me këtë udhëzim. Kandidatët, që në Maturën Shtetërore 2012 kanë zgjedhur për të dhënë 3 provime me zgjedhje dhe:
-Kanë mbetur në dy provime, të zgjedhin vetëm një lëndë nga lista e lëndëve me zgjedhje të këtij udhëzimi.
-Rezultojnë kalues në dy prej tyre, pavarësisht nga shuma e krediteve, të pajisen me diplomën e maturës.
-Kandidatëve, të cilët kanë marrë dëftesë pjekurie para vitit 2006 dhe dëshirojnë të aplikojnë për studime universitare, t’u njihen dy nga provimet e detyruara që përputhen me D1 dhe D2, ose provimet e njëvlershme me to, të njehsuara nga DAR/ZA-të. Provimi i Teorisë Profesionale të Nivelit të Ill-të, të Arsimit Profesional, që zhvillohej nga vetë shkollat profesionale, nuk do të zhvillohet më në vijim. Provimet e tjera të Teorisë dhe të Praktikës Profesionale, në Nivelin i dhe II dhe provimi i Praktikës Profesionale në Nivelin III, do të zhvillohen nga shkollat profesionale, si edhe më parë
Formula e pikëve për shkollat profesionale
Shënohet me M, Dl, D2, Zl dhe Z2 përkatësisht pikët mesatare të arsimit të mesëm të lartë, vlerësimet në lëndët e detyruara “Letërsi dhe gjuhë shqipe”, “Matematikë” dhe në ato me zgjedhje (ku: Zl janë pikët në vlerësimin për “Teorinë profesionale të integruar”).
-K, FI dhe F2 përkatësisht koeficienti i shkollës dhe koeflcientet e lëndëve me zgjedhje të përcaktuara nga universitetet publike.
Llogaritja e shumës S të pikëve të maturantëve/kandidatëve, të cilët kanë rezultuar kalues në provimet me detyrim dhe me zgjedhje, bëhet me formulën:
S = {[26 x M +20x (D1+D2)] x K +17 x (ZlxFl+Z2 x F2)} x 5
Ushqimi ndikon në thellimin e autizmit
Kequshqyerja tek fëmijët, përveç obezitetit, ndikon negativisht edhe tek ata që vuajnë nga çrregullime të spektrit autik. Fëmijët me çrregullime të tilla kanë një nivel të lartë të metaleve të rënda që japin dëmtime cerebrale dhe dëmtime intensinale, kryesisht të zorrëve. Por nënat që kanë fëmijë me probleme autizmi, thonë specialistët, duhet të jenë të kujdesshme ndaj ushqimeve të konservuara apo të pasura me gluten, pasi konservantët janë kimikate që përkeqësojnë dëmtimin që japin metalet e rënda duke i bërë fëmijët më të dhunshëm. “Studimet e shumta sot përqendrohen në dieta të përkohshme gjatë vitit te këta fëmijë, pa grurë dhe pa qumësht. Gjatë shkatërrimit të produkteve të grurit dhe qumështit në organizëm, ata formojnë disa metabolidë që shkojnë dhe frenojnë hormonet e qetësisë dhe rrisin agresivitetin te këta fëmijë. Është parë, vetë prindërit referojnë që heqja nga dieta për një kohë të caktuar e këtyre ushqimeve, kanë parë rritje të performancës së këtyre fëmijëve, uljes së agresivitetit dhe rritje të vëmendjes”, – thotë Albana Daka, nutriciene. Në Tiranë u zhvillua një kongres mbi të ushqyerin, faktorët ushqimorë shpërthyes në moshën pediatrike, ku nutricienë, alergologë, endokrinologë shqiptarë dhe italianë diskutuan lidhur me reagimin e organizmit ndaj ushqimeve bazë. Nutricienët theksuan se nënat që kanë fëmijë me çrregullime të spektrit autik duhet të tregojnë më tepër kujdes në mënyrën e të ushqyerit duke i eliminuar ushqime të tilla si grurë e qumësht vetëm për një periudhë 3 apo 4-mujore në vit.