Tragjedia në Shqipëri, ja çfarë do të ndodhë me paratë e biletave të festivalit “Kënga Magjike”

0
144

Këto ditë kur Shqipëria po përballet me një situatë të rëndë, shumë artistë kanë anuluar koncertet.

Por, festivali “Kënga Magjike” nuk është anuluar dhe kjo për një arsye të fortë.

Ardit Gjebrea njoftoi se me paratë e biletave do të ndërohet shtëpia e një familjeje të prekur nga tërmeti, në Thumanë.

Këngëtarja Fifi përmes një postimi në Instagram konfirmoi pjesëmarrjen, duke thënë se “Së bashku mund të ndërtojmë një strehë për dikë”.

“Une jam artiste dhe si e tille i kam shfrytezu ne maksimum rrjetet e mia sociale per te ndihmu dhe informu njerzit per ti lokalizu, akomodu, me u nis ndihmat neper vendet adekuate dhe te dorzohen direkt neper njerezit e prekur nga ky rast . Uroje te kem sherbyer sado pak . Kete vit marr pjese te @kengamagjikeofficial dhe se bashku mund te ndertojme nje strehe dikuj . @arditgjebrea bashke me stafin e festivalit kane vendos qe me te ardhurat e biletave qe do shiten per netet live do ndertohet shtepi per njeren nga familjet e prekura  #kendojpertendertuar“, ka shkruar ajo.

Ndërsa, Besa Kokëdhima në shenjë solidarizimi me të prekurit e tërmetit, u tërhoq nga gara.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here