Atentati me dy të plagosur në Milot, Berisha: Qyteti nën sundimin e bandave vrasëse të lidhura me qeverinë

0
107

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me atentatin e kësaj mbrëmje në Milot, ku mbetën të plagosur Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi.

Berisha shprehet se qyteti është nën sundimin e plotë të bandave vrasëse të lidhura me qeverinë.

Reagimi i Berishës
Laçi në terror! Plagosen rëndë dy të rinj në Milot, Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi.

Qyteti është në sundimin e plotë të bandave vrasëse të lidhura me qeverinë. Dënoj me ashpërsinë më të madhe terrorin e bandave të qeverisë në këtë qytet.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Doktor mirëmbrëma! Të shkruaj pasi jam shumë e shqetesuar, jemi të terrorizuar me çfarë po ndodh me grupet kriminale. Kanë bere terror ne qytet. Kane plagosur nuk e di sa. Ketu nuk ka me siguri për jetën doktor. Po vrasin djem te pafajshem, po marrin mbare kriminelet. Dikush duhet te flase doktor, një grup i rrezikshem po mbrohet nga Rama dhe nuk po pyet për askend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here