“Nëna në ëndërr pret nuse dhe përgatit dasmë”/ Babai i Ergi Dini vargje drithëruese në 3-vjetorin e vdekjes së të birit…

0
104

Sot bëhen 3 vite nga vdekja e këngëtarit Ergin Dini. Por ai sot është kujtuar nëpërmjet disa vargjeve nga babai i tij Dashamir Dini, i cili flet me dhimbje për humbjen e të birit dhe mallin që ndjen për të.

Babai i këngëtarit na tregon se familja e tyre e ka ende të freskët dhimbjen për humbjen e djalit të tyre dhe asgjë nuk mund t’i ngushëllojë.

Vargjet drithëruese:

ERGIT,NE 3-VJETORIN E LARGIMIT…

Ergi Dini,KUNDER AKSIDENTEVE.

Ka 3 vjet
qe ditet e mija te percelluara nga malli
jane nxi
e janë ba muzgje.

Ka 3 vjet
që rri i varur
ne litarin e durimir,
tuj vezhgu
yjet qe bien nga qielli,
me shpresë
se njeri nga ata
je Ti,
që po kthehesh.

Ka 3 vjet
qe Nana jote,
e përhumbur
nèn vellon e bardhë
te një endrre të lashtë nënash
përgatit një dasëm
e pret një nuse….
që kurrë s’do të vijë.

Unë endem,e endem
qiejve te verbër të netëve,
per me mujt me gjet
Yllin e shuar të Fatit Tand,
e me e ndez
edhe nje herë
me flaket e mallit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here