Ilir Demalia ironizon me portretet në bulevard/ Po tëmën ooo…

0
131

Nga Ilir Demalia

Dëshmorë si Koçi Bako që kishin dalë më ble vezë dhe dëshmorë që ishin t’u kry procesin filologjik të jashtëqitjes dhe i ra predha gjermonit në Tironë.

Fotot e varura në “Bulevardin dëshmorët e kombit” me rastin e festave të çlir(okupi)mit atdheut, më kujtuan dy ngjarje që i kam përjetuar vetë nga bashkëkohësit që kanë qenë në këto ngjarje, mi solli ndërmend fotografia e Koçi Bakos varur në bulevard.

Në 1988, grupi xhirimit u nis për xhirimet e filmit “ Demostrata e bukës” në Korçë me skenar të Viktor Gjikës dhe regjizor Eduard Makria, një talent nga Gjirokastra. Vetë ky është histori në vetë, po nuk është ky objekti sot.

Për të ndihmuar për skenat masive nga Kinostudio, drejtori Kinostudios dhe skenaristi filmit Viktor Gjika kishte dërguar regjisorin Saimir Kumbaro, që ishte mjeshtër për këto skena.

Do të xhirohej skena masive e përleshjes së demonstruesve me italianët, dhe para xhirimit bëheshin gati rekuizita që duhej për xhirim. Unë kisha në përgjegjësi rekuizitën. Regjisori Saimir Kumbaro, më thotë, “Syçi duhen shporta të vogla rrjetë metalike që shërbenin për të mbajtur vezë.” Nuk i kishim nga Kinostudio, kështu që u detyruam të dilnim nëpër rrugicat e Korçës dhe të kërkonim shporta vezësh tip rrjete metalike.

Në një nga rrugicat që gjendeshin në pjesën Juglindore të qytetit, poshtë “Kampit të punëtoreve”, unë trokita derë në derë. Në një nga shtëpitë na thanë se kishin shporta të tilla dhe na afrojnë dy shporta vezësh tip rrjetë metalike.

Njerëzit mblidheshin sapo shikonin autobuzin e Kinostudios. Dolën gratë, veteranët, fëmijë dhe afroheshin.

Një burrë i moshuar rreth 80-tave në atë kohë u afrua dhe filloi të pyes së çfarë film po luajmë. I treguam që filmi luhej për Koçi Bakon, rol të cilit e interpretonte aktori Fierit, Fatos Sela. Burri moshuar veteran lufte filloi të shpjegojë se si ishte vrarë Koci Bako atë ditë.

Ai filloi, – Po tëmën O! Po taman o e keni gjetur. Atë ditë Koçi kish dalë të bënte pazar dhe kish marrë dhe shportën e vezëve. U gjend në mes të turmës së demonstruesve dhe filloi të thërrasë dhe Koci, -Duam buke! Dum bukë! Kur italianët filluan të gjuajnë në ajër për të shpërndarë demonstruesit, nuk dimë se nga e kapi një plumb qorr Koçin. Kështu bre byrazer puna Koçit, doli për të blerë vezë dhe u vra në demonstratat.

Të tërë thonin, po bre Koçi varfër, mos kish dalë atë ditë për vezë do ish ende gjallë.

Tjetër rast është ai i një familje tironcish ke rruga Kavajës. Kur gjermont po u largajoshin nga Tirona, partizont hudhshin ka i batare pushkësh nga Kodrat e Saukut. Qerimi kishte shku me krye adetin ne qenef në fund të aborrit, gjermont në ikje shlojshin ka i predhë murtaje. Një nga predhat shko e bje ne qenef ku po kryte punë Qerimi. Shkoi Qerimi. Po shtëpisë së Qerimit për 50 vjet i dul për hajër, u qujtë familje dëshmori Qerimi dëshmor i atdheut për çlirimin e Tironës. Ketë histori e tregojshin gjithë tironcit e vjetër. Hajt, Gëzuar festat e çlir(okupim)it!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here