Banorët e Durrësit në protestë: Duam rikonstruktimin e plotë të pallatit…

0
116

Banorët e një pallati në Durrës kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm pasi pallati i tyre i cili ka pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës, është në gjendje të pabanueshme.

Kjo pasi sipas banorëve të cilët u prononcuan për ‘Fax News’, afër pallatit të tyre është duke u ndërtuar një shkollë dhe themelet e kësaj të fundit e kanë dëmtuar shumë pallatin e tyre.

“Firma që e ndërtoi ta rindërtojë sërish pallatin. Duhet bërë rikonstruktimi i të gjithë pallatit, u dëmtua nga hapja e themeleve për shkollën që u ndërtua këtu pranë.”– shprehet një banor.

Banorët mendojnë se pallati vetëm do të suvatohet nga jashtë dhe nuk do ti bëjnë rikonstruktim të plotë. Frika e tyre është se nëse futen të jetojnë do t’ju shembet tavani në kokë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here